Lajmet

SHHAK/KEAD/KERA ZHVILLON TAKIM ONLINE PËR FUQIZIMIN E AKTIVITETEVE ARSIMORE

Shoqata e Hulumtimeve në Arsimin e Kosovës (SHHAK/KEAD) vazhdon përkushtimin e saj për të promovuar kërkimin shkencor në fushën e arsimit dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi me studiues dhe institucione që ndajnë të njëjtat vlera.

Në këtë kuadër, u mbajt një takim online me qëllim të diskutimit të strategjive për fuqizimin e aktiviteteve të Shoqatës dhe eksplorimin e mundësive të reja për bashkëpunim. Gjatë takimit u trajtuan çështje kyçe si:

🔹 Aplikimi në projekte të përbashkëta dhe organizimi i aktiviteteve të reja;
🔹 Procedurat e aplikimit të Shoqatës në Asociacionin Europian për Kërkime në Arsim (EERA) dhe hapat e mëtejshëm;
🔹 Çështje të ndryshme që lidhen me zhvillimin dhe konsolidimin e SHHAK/KEAD.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të aktiviteteve tona dhe forcimit të rrjetit të bashkëpunimit me studiues brenda dhe jashtë Kosovës. SHHAK/KEAD do të vazhdojë të punojë aktivisht për të krijuar mundësi të reja për anëtarët dhe për të kontribuar në zhvillimin e kërkimit arsimor në vend.

Related Articles

Back to top button